Rënia e prodhimit shtrenjtoi perimet/ Eksperti: Rreziku i çmimeve të larta nga krizat ka kaluar. Ndikim importet
Inflacioni gjatë vitit 2024 në Shqipëri ishte i qëndrueshëm në nivelin 2.2%, ndërsa për vitin 2025 pritet të jetë brenda objektivit prej 3%, sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë.
Eksperti Mateo Spaho vlerëson se rritja e çmimeve të shportës, veçanërisht zarzavateve me 6.7%, lidhet me uljen e prodhimit vendas dhe rritjen e importeve.
Inflacioni gjate vitit 2024 pati nje qendrueshmeri ne nivelin e 2,2%.
Sipas ekspertit Mateo Spaho rreziku i shënuar gjatë periudhës së covid 19 dhe nisjes së luftës në ukrainë ka kaluar, ndersa ne vitin e ardhshem pritet te jete e njejta ecuri.
‘’Do kemi një nivel të qëndrueshëm për Shqipërinë. Viti 2025 sipas parashikimeve do vijojë të jetë i qetë’’.
Çmimet e shportes u rriten mbi kete nivel.
Konketisht zarzavateve paten nje shtrenjtim me 6,7%.
Spaho e lidh kete me uljen e prodhimit vendas dhe rritjen importeve.
‘’Ky element tregon faktin se një pjesë e këtyre zarzavateve janë importi. Është shkaktuar nga fakti se nuk ka gati fare prodhim vendas’’.
Politikat mbikqyerese per mbajtjen e inflacionit ne objektiv te bankës se Shqipërisë kane qene pozitive sipas tij.
Ulja e normës së interesit për të do stimulojë ekonominë.
Nderkohe Institucioni Qendror Financiar ka deklaruar se inflacioni pergjate 2025 pritet te jete brenda objektivit prej 3%.
