Bologna ngulmon për të transferuar Asllanin gjatë këtij muaji
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2025, 09:19
Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar që luan për Interin, vijon të mbetet në listën e dëshirave të skuadrës së Bolognës në merkaton e janarit.
Skuadra që surprizoi edicionin e kaluar,synon të përforcojë mesfushën dhe ndër profilet që pëlqehet më shumë nga drejtuesit e klubit është Asllani, performanca e të cilit ende nuk e ka bindur plotësisht botën zikaltër si zëvendësuesi i Calhanoglu.
Në marrëveshjen e mundshme për mesfushorin shqiptar mund të përfshihet edhe Giovanni Fabbian, mesfushori i Bolonjës, për të cilin Interi avantazhohet me një klauzolë kthimi prej 12 milionë eurosh.
Pavarësisht rinovimit deri në vitin 2028 të nënshkruar në shtator, e ardhmja e Asllanit mund të jetë larg Milanos.

