Marrëveshja Izrael- Hamas/ Dalin FOTOT e 33 pengjeve izraelitë që do të lirohen, mes tyre edhe një fëmijë 2 vjeç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 21:11
Dymbëdhjetë gra dhe fëmijë, duke përfshirë një djalë dy vjeçar, janë në listën e 33 pengjeve izraelitë që do të lirohen nga Hamasi, gjë që mund të ndodhë që të dielën.
Në të njëjtën kohë, autoritetet izraelite publikuan emrat e 95 të burgosurve palestinezë që do të lirohen. Deri më sot ata janë mbajtur në burgjet izraelite.
Tre pengje do të lirohen në ditën e parë të armëpushimit dhe katër të tjerë në ditën e shtatë. Për katër javët e ardhshme do të lirohen tre pengje, ndërsa në javën e gjashtë (nga fillimi i armëpushimit) do të lirohen edhe 14 pengje të tjerë.