EMRI+FOTO/ Iku fshehurazi nga shtëpia/ 13-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident

EMRI+FOTO/ Iku fshehurazi nga shtëpia/ 13-vjeçarja shqiptare humb

Jennifer Alcani, 13 vjeçe, ndërroi jetë më 16 janar në spitalin Manzoni në Lecco, pas një aksidenti të rëndë rrugor më 10 janar.

EMRI+FOTO/ Iku fshehurazi nga shtëpia/ 13-vjeçarja shqiptare humb

Ajo humbi jetën pas gjashtë ditësh në koma, pasi makina ku ndodhej, e drejtuar me shpejtësi mbi 150 km/h nga një djalë 22-vjeçar, humbi kontrollin dhe u përplas me një parmak betoni.

Para aksidentit, të rinjtë kishin konsumuar alkool dhe kishin postuar një video duke treguar shpejtësinë e lartë.

Shoferi është nën hetim për vrasje nga pakujdesia dhe përpjekje për të shmangur testin e alkoolit pas aksidentit. Jennifer kishte dalë fshehurazi nga shtëpia për të kaluar natën me miqtë e saj më të rritur.