Hoxhaj: Paqja mes Izraelit dhe Palestinën me 3 faza, e fundit do të jetë tërheqja e trupave

Pedagogu Andi Hoxhaj përmes një interviste në Ora News u shpreh se marrëveshja mes Izraelit dhe Palestinës do të ketë 3 faza dhe në të fundit do të nddhë tërheqja e trupave ushtarake. 

Hoxhaj: Kjo është një paqe e brishtë sepse është një kontratë për armëpushim e bazuar në 3 fazë. Faze e parë futet të dielën në funksion. E par kërkohet shkëmbimi i atyre që janë marrë peng nga Palestina dhe Izraeli. Në fazën e dytë do të jetë shkëmbimi i ushtarëve. Në fazën e tretë do të ketë një marrëveshje për 5 vite për armëpushim që të ndërtohet Gaza.

E gjitha kjo është në një vullnet politik dhe nëse nuk implementohen një nga këto fazat ka shumë mundësi që të rikthehet lufta. Trupat do të tërhiqen në fazën e tretë dhe d të aplikohen fazat njëherë në 6 javë mes dy palëve duke mos treguar agresivitet. Në fazën e fundit pritët që izraelit të tërheqë trupat nga Gaza.