Dënohen partitë politike në Kosovë/ Canaj: Haradinaj akuzon Kurtin si bashkëpunëtor të Serbisë
Diplomati, Blerim Canaj në një intervistë në Ora News u shpreh se Haradinaj e ka akuzuar Kurtin si bashkëpunëtor të Serbisë.
Canaj: Në fillim kishte një përshtypje që do ishte një fushatë më të civilizuar përderisa që partitë opozitare shpalosnin programet e tyre.
Problemi ishte që ne edhe sot nuk kemi parë ndonjë program të partisë Vetvendosje.
Dhe si duket në mungesë të një programi pastaj përderisa partitë opozitare paraqiteshin me programet e veta, kryeministrit të tanishëm Kurti i mbeti vetëm një gjuhë arrogante.
Haradinaj edhe si karakter nuk toleron dhe në gjuhën e tij nuk ka munguar ato akuzat kundër Kurtit që veprimet e tij politike po I ndihmojnë Serbisë.
Dhe duke e quajtur madje edhe si bashkëpunëtor të Serbisë por edhe ofendime të tjera.
