Beqa: Ndërkombëtarët kanë kritikuar çdo veprim të Kosovës në 2 vitet e fundit

Politologia, Arta Tahiri Beqa në një intervistë në Ora News u shpreh se Ndërkombëtarët kanë kritikuar çdo veprim të Kosovës në 2 vitet e fundit.

Beqa: Është krijuar një imunitet tashmë më kritikat e vazhdueshme karshi veprimeve që Kosova merr në mbylljen e strukturave paralele jo legjitime të cilat janë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Faktori Ndërkombëtar ka pothuajse dy vite që çdo veprim të qeverisë së Kosovës e ka parë me një sy kritik, shpesh me sanksione dhe masa të cilat akoma fatkeqësisht janë aktive pikërisht për veprimet që Kosova ka marrë.

Por ne duhet të jemi më objektivë në këtë aspekt dhe duhet kuptuar që BE dhe SHBA kanë qenë jashtëzakonisht bashkëpunuese dhe një nga miqtë tanë në të gjithë procesin e shtet formimit tonë.

Dhe kritikat që po i drejtohen Kosovës nuk është që pse po mbyllen këto struktura paralele dhe pse po merren veprime të tilla, por më shumë është si pasojë e mos koordinimit të institucioneve të Kosovës me veprimet që ajo po merr karshi këtyre strukturave paralele të dëmshme për Kosovën.