Shqiptarët e Luginës ''pa'' vëmendje, Lutfiu: Qasja e Serbisë ndaj komunitetit shqiptar, në kufinjtë e racizmit. Po ndodh spastrim etnik
Ish-këshilltari i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Nevzat Lutfiu në një intervistë në Ora News u shpreh se qasja e Serbisë ndaj komuniteti shqiptar është në kufinjtë e racizmit dhe se në Luginën e Preshevës po ndodh shkelje e të drejtave të njeriut dhe spastrim etnik.
Lutfiu: Faktikisht qasja e sistemit qendror të Serbisë ndaj komunitetit shqiptar i ka prekur kufinjtë e racizmit për shumë arsye.
Por kjo e pasivizimit të adresave ne e konsiderojmë si goditjen e fundit të cilës Serbia po ia bën komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.
Pasivizimi i adresave nënkupton shlyerjen e qytetarëve nga vendbanimi.
Dmth në momentin kur një qytetar pasivizohet, ai i humb dokumentat e tij personale.
Pastaj ka një sërë pengesash si rezultat i pasivizimit.
Pasivizimi ka filluar në komunën e Medvegjës edhe si rezultat i këtij procesi atje shqiptarët janë defaktorizu nga jeta politike.
Pra atje shqiptarët janë defaktorizu sepse me rastin e pasivizimit të adresave janë spastru listat.
Imagjinoni komuna e Medvegjës është komuna me numrin më të madh të pasivizimeve në të gjithë territorin e Serbisë.
Pas Medvegjës projekt i Serbisë duket se është Bujanovci.
Një komunë e cila ka mbi 63% shqiptarë. Edhe sipas raporteve ndërkombëtare, edhe sipas rezolutave të PE këtu po ndodh shkelje e të drejtave të njeriut dhe po ndodh një spastrim i pastër etnik.
