Goci: E paimagjinueshme se si Veliaj vazhdon dhe hedh akoma firma në bashki, duhet të arrestohet
Pedagogu, Ervin Goci i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se është e paimagjinueshme se si Erion Veliaj mund të vazhdojë të hedhi firma akoma në bashkinë e Tiranës.
Goci: Heshtja mediatike unë vazhdoj e them kështu në mënyrë ironike që këtu këto janë të gjithë të zhytur në llum dhe gjithsesi e mbajnë një flamur lart me tregu që ne jemi këtu mender jemi zhyt këtu.
Ky është degradimi më i madh që mund të bëhet dhe tregon që degradimi është si me thënë uniform pra është një lloj organizatë e gjitha e cila vepron në mënyrë identifikuese.
Unë mendoj se Erion Veliaj bashkë me këta, por më shumë Veliaj se këta e konsiderojnë veten media me siguri do jetë njeriu që ka hyrë në burg si njeriu më i lumtur nga të gjithë.
Pasi deri vonë ka thënë se jam pro drejtësisë edhe tani thotë jam pro drejtësisë dhe kur vjen puna është në fakt njeriu që sot kërkohet për ‘mish lepuri’ në kuptimin çik metaforik.
Gjëja që mua më shqetëson për mendimin tim me aq sa di unë si qytetar, unë nuk e kuptoj se si ajo qenie njërëzore mund të vazhdoj të hedhi firma akoma në bashkinë e Tiranës.
Kjo është e paimagjinueshme.
Si mund të rrijë ky njeri i lirë.
Mua më duhet që ky njeriu mos të vjedhi më.
Fute në burg, nuk ka mënyrë tjetër.
