Ekspertët: Të bëhet shpjegimi shkencor i termit “Obezitet”. Po diagnostifikohen njerëz pa qenë të tillë
Ekziston rreziku që shumë njerëz që diagnostikohen si obezë edhe pa qenë të tillë për shkak të gjithëpërfshirjes që i bëhet shpjegimit të termit obezitet.
Ekspertët botërorë thonë se duhet krijuar një përkufizim më i saktë pasi duhet marrë parasysh jo vetëm indeksi i masës trupore të pacientëve por edhe gjendja e përgjithshme shëndetësore e tyre.
Aktualisht, në shumë vende, obeziteti përkufizohet me formulën: BMI më e madhe se 30, një matje që vlerëson yndyrën e trupit bazuar në gjatësinë dhe peshën e pacientit.
Por BMI nuk zbulon asgjë në lidhje me shëndetin e përgjithshëm të pacientit, thotë raporti më i ri, dhe nuk arrin të bëjë dallimin midis muskujve dhe yndyrës së trupit ose të llogarisë yndyrën rreth belit dhe organeve, ku është vërtetë i rrezikshëm.
Obeziteti është bërë një sëmundje klinike dhe ka nevojë për trajtim medikamentoz, po ata që nuk kanë probleme shëndetësore të tjera mund të përqendrohen vetëm tek këshillat për humbje peshe, dhe monitorim për të zvogëluar shanset e zhvillimit të probleme të tjera.
Raporti, i publikuar në revistën The Lancet Diabetes & Endocrinology, mbështetet nga më shumë se 50 ekspertë mjekësorë në mbarë botën.
Më shumë se një miliard njerëz vlerësohet të jenë obezitë në mbarë botën dhe ilaçet për humbje peshe në listën e më të kërkuarave pas ankthit.
Më të preferuarat janë injeksionet javore nëpërmjet atyre që quhen stilolapsa të mbushur e që mund të vendosen vetë në pjesën e sipërme të krahut, kofshës ose stomakut.
Ato funksionojnë si një bllokues oreksi duke imituar një hormone që çlirohet në trup pas ngrënies dhe i bën njerëzit të ndihen më të ngopur.


