Ulja e çmimit të energjisë/ Gashi: Rama ka ndezur motorët e fushatës, fitoi me kazanë dhe kusi

Në “Drejt” nga Luan Rama, Shpend Gashi analist tha se Rama ka ndezur motorët e fushatës elektorale se ka fituar me kazanë dhe kusi, falas çdo gjë.

Gashi: Këta i kanë ndezur motorët e fushatës elektorale dhe kur e kanë fituar me kazanë dhe kusi, falas çdo gjë, sepse Rama ka një mani, që e ka thënë vetë: tha se është njeri elektoral qysh kur del nga shtëpia. Ai ka perceptimin që shqiptarët duke mos pasur shumë ekspertizë, kapen pas konceptit ulje.

A diferencon ajo ulja 100 lekë te dritat? Kur e kam atë të tek çmimi i ushqimeve që nuk indeksohen çmimet. Nga 7000 lekë që më vijnë drita në muaj do të më vijnë 6900 lekë. Ndërsa qiraja e shtëpisë rritet si ua do qejfi. Tallen me një buxhet familjar me një ulje të çmimit të energjisë. Kur buka ka vajtuar nga 100 në 120 apo 140 lekë.