Milan “ngec” sërish nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj ekipit ishullor

Pavarësisht lojës bindëse e një mori rastesh, kuqezinjtë e Serxho Konseisaos nuk ja dolën dot të mposhtnin përballë publikut të tyre në San Siro Kaljarin. Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj ekipit ishullor edhe pse loja u dominua tërësisht nga djalli.

Miqtë iu afruan golit në minutën e 40-të, por ishte portieri Manjan që ndërhyri në mënyrë spektakolare, duke bërë që fragmenti i parë i lojës të mbyllej pa gola.

Në minutën e. 51-të vendasit zhbllokuan sfidën me anë të sulmuesit Morata. Gjithsesi avantazhi i kuqezinjve nuk zgjati gjatë.

Kaljari barazoi shifrat pas vetëm 4 minutash, teksa përfitoi edhe nga gabimi i Manjan. Deri në fund asgjë nuk ndryshoi dhe takimi përfundoi 1-1. Milani mbetet në vendin e tetë, me 28 pikë.

Ndërkaq, Juventusi nuk i ndahet barazimeve, teksa u ndal në derbin e qytetit kundër Torinos me shifrat 1-1. Një lojë më e mirë nga Zonja e Vjetër e me raste më të shumta për shënim, por që nuk mjaftoi për të korrur 3 pikët.

Kenan Jilldiz dërgoi në avantazh bardhezinjtë pas 8 minutave lojë. Skuadra e Tiago Motës u përpoq të dyfishonte shifrat, si në rastin me Gatin, por pa rezultat.

Në momentin më të mirë të Juventusit, vendasit gjetën golin e barazimit. Vllashiç realizoi një gol mjaft të bukur, pak çaste përpara se të mbyllej fraksioni i parë i lojës.

Edhe pjesa e dytë pati raste të rrezikshme në portat respektive, por asnjë prej ekipeve nuk u tregua konkret para portave respektive, duke bërë që derbi i Torinos të mbyllej pa fitues.

Pas 19 ndeshjes, Juventusi renditet momentalisht në vendin e pestë me 33 pikë, duke siguruar 7 fitore dhe plot 12 barazime. Bardhezinjtë ende nuk e kanë shijuar humbjen në këtë edicion të Serisë A. Nga krahu tjetër, Torino pozicionohet në vendin e 11-të, në kuotën e 22 pikëve.