U ekstradua nga Turqia, shtyhet seanca për dosjen e Jan Prengës, GJKKO lë në burg Dritan Rexhepin

Gjykata e posacme ka lënë ne burg Dritan alias Gramoz Rexhepin i akuzuar për rrëmbim dhe vrasjen e Jan Prengës në janar 2020.

Ai u ekstradua dy ditë më parë nga Turqia vend më të cilën u ndalua prej disa muajsh.

Burimë për Ora News bëjnë me dije se Rexhepi përmes avokates eshtë shprehur se mbahet në burg pa asnjë provë.

Rexhepi në vendin tonë ka një proces të hapur për vjedhjen e një sasie droge për të cilën SPAK po e heton.

Dosja tashmë është ndarë në disa pjesë dhe me disa të akuzuar.

Ndërsa i dënuar me burgim të përjetshëm është Festim Bexhdili.

Procesi vijon ndërkaq edhe per Gentjan Funiqin, Martin Bletën, Korado Keshtejan, Artan Doçajn, Aldo Majnishtën dhe Geraldo Martinin

Prenga sipas prokurorisë u rrëmbye për ti bërë presion të vëllait të tij për kthimin e një sasie prej 283 kilogram kokaine.

Në dosje thuhet se lënda narkotike mbahej në Angli dhe pavarësisht kërkesave të kundërshtarëve nuk u kthye.

Pas marrjes peng të Prengës u zhvilluan edhe bisedime mes palëve por pas debateve të grupeve kriminale dyshohet se më pas u vra dhe u zhduk.

Shtyhet senaca për Dritan Rexhepin në lidhje më dosjen e Jan Prengës.

Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve të një prej personave në proces.

Dritan Rexhepi në këtë senacë nuk kishte asnjë koment por shprehu dakortësinë për trupën gjykuese.