VIDEO+EMRI/ Ngjarja që alarmoi policinë në Astir, ja kush është ''i dashuri'' që mbajti peng 20-vjeçaren, shpallet në kërkim
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 10 Janar 2025, 10:55
Nje person i identifikuar si Joni Sadikaj është shpallur në kërkim për ngjarjen ditën e djeshme në Astir.
Joni Sadikaj i dashuri i vajzës, u shpall në kërkim nga policia.
Ditën e djeshme një 20-vjeçare e mbyllur në banesë alarmoi forcat speciale.
Ajo telefenoi policinë ku pretendoi se ishte dhunuar nga disa persona dhe ishte mbyllur në banesë.

Oficerët dyshojnë se për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkoolit dhe drogës ” miqtë” duhet ta kenë mbyllur në banesë dhe nuk përjashtohet mundësia që ndaj tyre të ngrihet akuza edhe për heqje të paligjshme të lirisë.
