Lapaj: Kemi 1 vit e gjysmë që e kemi nisur fushatën, fokusi te diaspora, ja me kë bëjmë aleanca

Adriatik Lapaj nga Shqipëri Bëhet i ftuar në Ora News, u shpreh se lëvizja e tij politike ka tashmë rreth 1.5 vite që e ka nisur fushatën elektorale.

Lapaj: Kemi rreth 1 vit e gjysmë që e kemi nisur punë për fushatën sepse kemi bërë takime në të gjithë vendin dhe po intensifikojmë takimet. Të shtunën do të jemi në Shkodër në një takim atje dhe më pas do të jemi në një takim dy ditor në Itali. Do të vazhdojmë edhe në Gjermani. Po ecim me 3-4 takime në javë.

Kemi një vëmendje të theksuar për vëmendjen e emigrantëve sepse ka qenë edhe basti ynë duke mbledhur edhe firmat për ta çuar në kuvend. Çdo shqiptar ka të drejtë që të zgjedhë dhe të zgjidhet e thotë Kushtetuta. Ata janë taksapagues dhe ndikojnë tek zhvillimi ekonomik. Po mundohemi të sigurojmë aleanca me grupe interesi që nuk janë të ndotura.