Çobani: Jean-Marie Le Pen s'kishte marrëdhënie të mira me vajzën, e largoi nga politika

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", ishte gazetari Genci Çoban, i cili u shpreh se:

"Ishte një vdekje normale pasi duke parë moshën e tij nuk mund të pritej më shumë. Pravarësisht nga ana njerëzore që mund të ndjejnë fëmijët e tij, mund të themi se politikisht është një lloj lehtësimi për zonjën Le Pen, Marinën, e cila kryeson aktualisht de facto. Dihet mirë se marrëdhëniet e zotit Le Pen me vajzat e tij, nuk kanë qenë fortë të mira madje kanë qenë edhe të acaruara. Nuk është një trashëgimi në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, pasi zonja Le Pen u ngrit mbi konkurentët e tjerë të cilët ishin në krahun e babait të saj", u shpreh Çobani.