Inflacioni në Eurozonë, festat e rritën në 2.4%, ndikim shërbimet dhe ushqimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2025, 15:45
Inflacioni në Eurozonë për fundin e viti 2024 shënoi një tjetër rritje duke arritur në 2.4%. Festa e fundvitit dhe kërkesa për më shumë konsum ndikuan në çmimet e tregut.
Treguesi i ndryshimit të çmimeve, i cili shënoi rritjen e 3 disa muaj radhazi, u ndikua kryesisht nga sektori i shërbimeve te ndjekura nga ushqimet, alkooli e duhani.
Një inflacion më i lartë se objektivi i Bankës Qendrore Europaine mund të uli edhe shpresat për një ndryshim të normës së interesit. Banka Qendrore ka ulur normat e interesit katër herë që nga qershori.