OKB: Mbi 900 persona të ekzekutuar në Iran në vitin 2024

Më shumë se 900 njerëz thuhet se u ekzekutuan në Iran vitin e kaluar, duke përfshirë rreth 40 në një javë të vetme në dhjetor, deklaroi shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.

“Është thellësisht shqetësuese që ka edhe një herë një rritje të numrit të personave të dënuar me vdekje në Iran nga viti në vit”, theksoi Turk, duke shtuar se të paktën 901 persona u ekzekutuan në vitin 2024.

Shifra e ekzekutimeve të vitit 2024 shënon një rritje nga viti i kaluar, kur të paktën 853 persona u ekzekutuan në Iran.

Shumica e ekzekutimeve të vitit të kaluar përfshinin krime të lidhura me drogën, por disidentët dhe njerëzit e lidhur me protestat e vitit 2022 u ekzekutuan gjithashtu, pati një rritje të numrit të grave të ekzekutuara.

“Është koha që Irani të frenojë këtë valë gjithnjë në rritje të ekzekutimeve”, theksoi  ai.

“Ne e kundërshtojmë dënimin me vdekje në çdo rrethanë. Është e papajtueshme me të drejtën themelore të jetës dhe rrit rrezikun e papranueshëm të ekzekutimit të njerëzve të pafajshëm. Dhe, për të qenë i qartë, nuk mund të imponohet kurrë për sjellje të mbrojtura nga ligji ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, shtoi Turk.