Facebook heq dorë nga kontrolli i fakteve
Gjiganti i medias sociale, Meta ka njoftuar një reduktim të ndjeshëm në politikat e tij të moderimit të përmbajtjes, përfshirë përfundimin e programit të tij të kontrollit të fakteve (fact-checking) të palëve të treta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne do të heqim qafe kontrolluesit e fakteve dhe do t’i zëvendësojmë ato me shënimet e komunitetit* të ngjashëm me X (dikur Twitter), duke filluar nga SHBA”, tha themeluesi dhe CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg në një postim në rrjetet sociale.
Një pikë kthese që media e lidh me administratën e re të presidentit Trump./ a.jor.
*Shënimet e Komunitetit të Twitter është një veçori që lejon disa përdorues të regjistruar në platformë që konsiderohen të përshtatshëm të bëhen moderatorë të diskutimeve dhe të vlerësojnë vërtetësinë e informacionit të transmetuar nga llogaritë.