Trump “i vihet” Greenlandës/ Mes debatit djali i presidentit të SHBA do vizitojë ishullin autonom danez

Djali i presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump Junior, po planifikon të vizitojë Grenlandën, dy javë pasi i ati riktheu idenë për të blerë territorin autonom danez.

Ai planifikon të regjistrojë video për një podcast gjatë vizitës private njëditore, raportojnë mediat amerikane.

Trump konfirmoi udhëtimin e djalit të tij në platformën e mediave sociale Truth Social të hënën.

Ai tha se Don Junior dhe përfaqësues të ndryshëm do të udhëtonin në Grenlandë për të vizituar disa nga zonat dhe pamjet më të mrekullueshme.

Trump shtoi se Grenlanda dhe populli i saj do të përfitojnë shumë nëse bëhen pjesë e kombit.

"Ne do ta mbrojmë atë dhe do ta ruajmë atë nga një botë shumë e ashpër e jashtme," tha ai. "Ta bëjmë Grenlandën përsëri të madhe!"

Postimi i presidentit të zgjedhur përfshin gjithashtu një video ku shfaqet një banor i zonës i veshur me një kapelë të kuqe, më mbihkrimin Make America Great Again, duke i thënë Trumpit të blinte Grenlandën dhe ta çlironte atë nga atë që e quajnë "kolonizimi" nga Danimarka.

Reagimi i zyrtarëve atje për këtë vizitë ishte ky: "Ne kemi vërejtur vizitën e planifikuar të Donald Trump Jr në Grenlandë. Meqenëse nuk është një vizitë zyrtare amerikane, Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës nuk ka komente të mëtejshme për vizitën".

Trump nuk është presidenti i parë amerikan që sugjeron blerjen e Grenlandës. Ideja u hodh për herë të parë nga presidenti i 17-të i vendit, Andreë Johnson, gjatë viteve 1860.

Grenlanda është një ishull i Amerikës së Veriut territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës. Është më i madhi nga dy territoret autonome brenda Mbretërisë, tjetri janë Ishujt Faroe. Qytetarët e të dy territoreve njihen si qytetarë të Danimarkës me të drejta të plota.