Stuhi dimërore në lindje të SHBA, mbeten pa energji mbi 300,000 banorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2025, 22:12
Ky fillimvit shënoi kushte ekstreme atmosferike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesa lindore e SHBA është përfshirë nga një stuhi e fuqishme dimërore në zona si Missouri, Illinois, Kentucky, Ëest Virgina këtë të hënë.
Për pasojë, energjia elektrike u ndërpre duke lënë pa drita mbi 300,000 amerikanë. Rreshjet e dendura të dëborës, akulli dhe erërat e forta kanë goditur këto shtete, duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike për shtëpi dhe biznese.
Virginia është shteti më i goditur, me më shumë se 114,000 konsumatorë pa energji. Shtete të tjera gjithashtu po përballen me ndërprerje të gjera të energjisë: 79,000 në Kentucky, 52,000 në Ëest Virginia, 35,700 në Illinois dhe 32,100 në Missouri