Foshnja vdes nga moti i ftohtë në Gaza, mijëra palestinezë të prekur nëpër strehimore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2025, 20:04
Një foshnjë 35-ditore ka vdekur për shkak të ekspozimit ndaj motit të ashpër të dimrit në Gaza, duke u bërë të paktën viktima e tetë e të ftohtit në dy javët e fundit, raporton Reuters. Moti ka prekur qindra mijëra në Gaza të zhvendosur në strehimore të improvizuara.
Grupet e ndihmës kanë luftuar për të ofruar ushqime dhe furnizime dhe thonë se ka mungesë batanijesh, veshje të ngrohta dhe dru zjarri. Grupet e ndihmës kanë akuzuar ushtrinë izraelite për pengimin dhe madje bllokimin e dërgesave në Gaza.
Të dielën, agjencia e ndihmës e OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrëa) tha se “moti i ftohtë dhe mungesa e strehimit po shkaktojnë vdekjen e të porsalindurve në Gaza”.