Ngrin ujëvara Kaaterskill në New York, pamje mahnitëse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2025, 20:03
Ujëvara Kaaterskill, një nga ujëvarat më të larta në rajonin Catskill të shtetit të New Yorkut në SHBA, ngriu për shkak të motit jashtëzakonisht të ftohtë.
Ujëvara e ngrirë u formua pas një moti të ftohtë që përfshiu SHBA-në. Edhe pse ujëvara nuk ngriu plotësisht, ajo ofroi pamje mahnitëse.
Sipas meteorologëve, stuhia e dimrit që pritet në rajon vlerësohet të sjellë reshje të dendura bore, kushte të akullta dhe ulje të shpejtë të temperaturave. Moti i ftohtë do të prekë 60 milionë njerëz në të gjithë vendin.