Ursula von der Leyen po shërohet nga pneumonia, nuk dëshiron t'i delegojë detyrat e saj
Përfaqësuesja e Komisionit Evropian Paola Pino tha se Ursula von der Leyen e cila po shërohet nga pneumonia, mbetet në detyrën e saj dhe për momentin nuk ka asnjë plan për ta zëvendësuar.
“Këmbëngulëse dhe e përkushtuar ashtu siç është, ajo vazhdon punën dhe është në kontakt të përditshëm me ekipin e saj. Edhe pse presidentja nuk është në prezencë fizike në Bruksel pasi ajo shërohet nga pneumonia, puna vazhdon dhe ajo është në kontakt të përditshëm me të gjithë ne”, Tha Pino duke shtuar von der Leyen pati një bisedë telefonike me kryeministren italian Georgia Meloni.
E pyetur se përse Ursula von der Leyen nuk i delegon detyrat e saj një zëvendëspresidenti të Komisionit ndërkohë që është në procesin e rimëkëmbjes, Paola Pino tha se për momentin nuk ka nevojë të emërojë një anëtar të Kolegjit të Komisionerëve për ta zëvendësuar atë.
“Nëse kjo duhet të bëhet, e para në radhë është nënkryetarja ekzekutive e Komisionit, Teresa Ribeira”, tha ajo.
Paola Pino gjithashtu vuri në dukje se Ursula von der Leyen është në proces rikuperimi dhe për këtë arsye anuloi disa nga angazhimet e saj për dy javët e para të janarit , si një fjalim në Lisbonë dhe një udhëtim në Gdansk, Poloni. Lidhur me udhëtimin e vendosur të Kolegjit të Komisionerëve në vendin që merr presidencën e BE-së, Pino tha se ishte rënë dakord me autoritetet polake për ta shtyrë atë deri në një njoftim të dytë.
"Ne do t'ju njoftojmë kur të kemi një datë specifike," tha zëdhënësja.