Policia e shtetit infektohet me virus kibernetik/ Drejtues dhe punonjës policie bien pre e sulmit
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 6 Janar 2025, 21:28
Një virus në rrjetin social Whatsapp ka infektuar kupolën e policisë së shtetit. Mesazhi që në pamje te jep përshtypjen e një sulmi kibernetik është shpërndarë nga një person dhe në klikim të tij është përcjelle tek të gjithë kontaktet në telefon.
Më të prekurit janë efektivet e policisë së shtetit nga drejtues të lartë e deri tek efektiv të thjeshte. Duke qenë se efektivet kanë grupe punë ky virus është shpërndarë më shpejtësi
Gazetari i Ora News u interesua pranë eksperteve të fushës ku u shprehen nëse nuk anulohet në kohë personat që kanë klikuar në këtë tekst dhe link nuk mund ta marrin në platformën e tyre Whatsapp.
Burime nga policia bëjnë me dije se po punohet që linku i shpërndarë të mund të fshihet në kohë.
