Sfidat e Eksportit të veshmbathjeve, Prençe: E nevojshme mbrojtja e prodhuesve shqiptarë

I ftuar në emisionin “Alert”, moderuar nga Granit Sokolaj në “Ora News”, lidhur me temën “Ekonomia në 1 vit, çfarë presin bizneset?”, Edvin Prençe, Kryetari “Proexport Albania”, shpjegoi situatën e eksportit të veshmbathjeve dhe sfidat që përballen prodhuesit shqiptarë.

Ai tha se aktualisht Shqipëria eksporton rreth 40 milionë veshmbathje në vit, por sasia e tregut të brendshëm nuk është një pengesë për prodhuesit shqiptarë.

Sipas Prençes, prodhuesit që janë të aftë të eksportojnë këtë sasi veshmbathjesh mund të prodhojnë edhe 4 milionë veshmbathje për tregun e brendshëm, pa pasur konkurrencë serioze.

Ai theksoi se një nga arsyet që pengon furnizimin e tregut të brendshëm është konkurrenca e padrejtë nga mallrat e përdorura dhe ato që importohen nga vende si: Turqia, të cilat kalojnë në treg përmes procedurave doganore që i lejojnë ato të zhdoganojnë në vende të tjera dhe të konkurrojnë me produktet shqiptare.

Prençe, gjithashtu, vuri në dukje se sektori i prodhimit në Shqipëri ka vështirësi edhe për faktin se nuk prodhohet lëndë e parë si fije dhe gjilpërë dhe për këtë arsye, lëndët e para mund të importohen, por me kosto të lartë.

Ai kërkoi që të bëhen ndryshime në politikën e taksave dhe doganave për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë dhe për të siguruar konkurrencë të ndershme.

“Nëse një prodhues shqiptar merr lëndën e parë nga Pakistani dhe e sjell në Shqipëri, e eksporton pastaj në Evropë, ai do të përballet me tarifa doganore dhe të tjera pengesa”, shtoi ai.

“Për këtë arsye, duhet të mbrojmë tregun dhe prodhuesit shqiptarë, të krijojmë mundësi për zhvillimin e eksportit pa u përballur me konkurrencë të padrejtë”, tha ai

Ai, gjithashtu, bëri thirrje për një qasje më të balancuar dhe më pak të nxituar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në politikat ekonomike, duke theksuar se Shqipëria duhet të përqendrohet në forcimin e ekonomisë dhe mbrojtjen e industrive vendase përmes masave mbrojtëse dhe të qëndrueshme.

NDIQNI EMISIONIN “ALERT” NË “ORA NEWS”