3 shqetesimet e shqiptarëve/ Pagat, çmimet e larta dhe pensionet i bëjnë me “dhimbje koke”
Pagat, cmimet e larta dhe sistemi i pensioneve jane 3 nga shqetesimet ekonomike te shqiptarëve. Sipas nje ankete te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal ne ballkanin perndimor qyttaret jane pyetur ne lidhje me problemet me te rendesishme ne ekonomike e tyre, perfshire pagat, papunesinë, taksat, dhe cmimi I karburantit.
Shumica e shqiparëve, ose 73% e tyre janë shprehur të shqetesuar per koston e larte te jetesës, ndersa 50% e tyre për nivelin e ulët të pagave dhe 41% për skemën e pensioneve, që nuk garanton një pension të denjë.
Shqetësimi për skemën e pensioneve, e ka vendosur shqipërinë krye të listës së Rajonit.
Nderkohe ne krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, shqiptaret jane me te shqetesuar edhe për taksat me rreth 22% të tyre. Shifer kjo me e larte ne krahasim me shterasit Kosovarë qe 12% e tyre kane po të njejtin pakenaqesi, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 16% e të anketuarve e kanë parë si problem.
Nderkohe per cmimet e karburantit vetem 20% e qytetareve shqiptare perceptojne se kjo eshte nje problem per ekonominë, shifer kjo e njejte me Bosnjë Hercegoninen, ndersa rreth 29% e qytetareve kosovare perceptojne te kunderten, duke e pare si shqetesim.
Cmimet e larta duket se nuk jane shqetesim vetem ne shqiperi por thuajse ne te gjithe rajonin.
Rreth 81% qytetaret malazeze percepojne se cmimet e larta jane shqetesim ndjekur me pas nga kosovaret me 75%, Serbia 81% dhe Maqedionia e Veriut me 80%
Me pak shqetesuese për shqiptarët sipas këtij sondazhi, shihet papunesia dhe korrupsioni
Shqiptarët shqetësohen kryesisht për pagat e ulëta, kostot e larta të jetesës dhe skemën e pensioneve, që nuk garanton një jetesë të denjë. Sipas një ankete rajonale, 73% e shqiptarëve theksojnë koston e jetesës si shqetësimin kryesor, ndërsa shqetësimet për pensionet dhe taksat i rendisin ndër më të lartat në Ballkanin Perëndimor.

