Skandali i Von der Leyen/ Publikon hartën evropiane pa Kosovën si shtet, por si pjesë të Serbisë. Pas reagimit, pamjet hiqen nga rrjetet

BRUKSEL- Presidentja e Komisionin Evropian, Ursula von der Leyen publikoi dy ditë më parë në llogarinë e saj në "X", një video ku njoftonte se Rumania dhe Bullgaria i janë bashkuar Zonës Schengen.

Kjo video ka marrë reagime të shumta për shkak se në hartë nuk shihet Kosova si shtet dhe është paraqitur brenda hartës së Serbisë. Komentet vërshuan menjëherë në profilin e Von der Leyen, ku një prej tyre ishte dhe ai i politikanes gjermane, Doris Pack, e cila e kishte pyetur shefen e KE-së se ku është shteti i Kosovës në hartë.

Pas reagimeve, videoja që Von Der Leyen e kishte publikuar më 1 janar, ishte fshirë më 2 janar, pasi kishte marrë rreth 2 milionë shikime. Ndërkohë lidhur me këtë çështje ka ardhur reagim edhe nga Bashkimi Evropian. Një zyrtar i BE-së ka thënë për Klan Kosovën se ato pamje janë larguar, sapo çështja e hartës ishte sjellë në vëmendje.

“Pamjet vizuele në llogaritë e mediave sociale të Komisionit Evropian, të cilat u publikuan për të mirëpritur Rumaninë dhe Bullgarinë si anëtarë të plotë të zonës Schengen, u hoqën nga të gjitha platformat sapo çështja u soll në vëmendjen tonë”, tha jozyrtarisht ai.

Të pyetur nëse qëndrimi i KE-së është se Kosova nuk është shtet i pavarur, përgjigja e vetme ishte: “Fakti që pamjet u hoqën është mjaft vetë-shpjeguese”.

Skandali i Von der Leyen/ Publikon hartën evropiane pa Kosovën si