Po festonte ndërrimin e viteve në një hotel me familjen e tij, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar i dënuar me 7.6 vite burgim është arrestuar nga policia italiane pak orë pas festimeve të ndërrimit të viteve. Mësohet se 40-vjeçari shqiptar, në momentin e arrestimit, ishte duke festuar me familjen e tij në një hotel në Ponte Arche. Shqiptari ishte i dënuar për grabitje në provinca të ndryshme të Italisë së Veriut. Sipas autoriteteve italiane, shqiptari ishte pjesë e një grupi prej 4 personash, të cilët nga fundi i vitit 2019 deri në muajt e parë të 2020, kishin kryer dhjetëra vjedhje shtëpish

Ndërkohë në korrik të vitit 2023, zyra e Prokurorisë Publike të Aleksandria kishte lëshuar një urdhër ndalimi ndaj shqiptarit. 

Policia italiane njoftoi se kishte marrë informata se një person i kërkuar vërtitej në zonën e Val Rendena. Ata e gjetën të kërkuarin në një strukturë akomodimi në Pinzolo (hotel), ku ai po kalonte pushimet së bashku me familjen. Pas krahasimeve të paraqitjes fizike të tij me foton e shpërndarë nëpër rajone dhe të gjurmëve, u konfirmua se 40-vjeçari ishte pikërisht personi i kërkuar dhe dënuar, duke e izoluar në paraburgim.

Aktualisht, 40-vjeçari shqiptar ende i paidentifikuar ndodhet në burgun e Trentos, ku do të vuajë dënimin.  Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik dhe në shtëpi, iu gjetën edhe afërsisht 2 gram hashash të fshehura në një qese në dhomën e gjumit dhe për këtë arsye do hetohet edhe për veprën penale shtesë.