"Vendimtar në ndalimin e luftës", Zelensky: Trump i fortë dhe i paparashikueshëm, mund të ndalojë Putinin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump mund të jetë "vendimtar" në rezultatin e luftës shumëvjeçare midis Ukrainës dhe Rusisë.

Kështu ka deklaruar në një intervistë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për televizionin shtetëror ukrainas duke përmendur gjithashtu se prioritet është stabilizimi i vijës së frontit në fillim të vitit të ri.

"Trump mund të jetë vendimtar. Për ne, kjo është gjëja më e rëndësishme," tha Zelenskyy.

Zelensky tha se Trump i kishte thënë se do të ishte një nga të parët që do të vizitonte Uashingtonin pas inaugurimit presidencial më vonë këtë muaj.

"Ai mund të jetë vendimtar në këtë luftë. Ai është në gjendje të ndalojë presidentin rus Vladimir Putin, ose, për ta thënë më drejtë, të na ndihmojë të ndalojmë Putinin.", tha Zelensky për Trump.

Trump ka thënë më parë se do të ishte në gjendje ta ndalonte luftën në Ukrainë brenda një dite, por ai kurrë nuk ka detajuar se si do ta arrinte këtë.

Komentet e Zelenskyy erdhën pasi ushtria ukrainase tha se kishte kryer një sulm me precizion të lartë të enjten në një post komandë ruse në Maryino, në rajonin Kursk të Rusisë.

“Këto sulme prishin aftësinë e Federatës Ruse për të kryer terrorizëm kundër civilëve të pafajshëm ukrainas”, tha ushtria ukrainase në një deklaratë në Telegram.

Ushtria ruse tha se njësitë e mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar katër raketa ukrainase në rajon. Guvernatori rajonal tha se sulmet kishin dëmtuar një ndërtesë shumëkatëshe dhe ndërtesa të tjera në një fshat aty pranë.