VIDEO/ Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Korenë e Jugut, raportohet për njerëz të bllokuar në ndërtesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2025, 10:19
Një zjarr i madh ka rënë në një ndërtesë në qytetin Seongnam në Korenë e Jugut.
Mediat raportojnë se shumë njerëz raportohet se janë bllokuar në qendrën tregtare.
Pamjet e publikuara tregojnë ndërtesën e cila duket të jetë të paktën tetë kate e gjatë e pushtuar me tym të zi.
Zjarri raportohet se shpërtheu në katet e poshtme të ndërtesës. Nuk ka ende informacione për viktima.
