Emigrantët ranë nga varka nga deti i trazuar, 20 të zhdukur në brigjet e Libisë

Njëzet persona janë zhdukur pasi ranë në det nga një varkë. Me 27 pasagjerë, varka gjashtë metra ishte nisur nga Zuwara në Libi në orën 22:00 të së hënës. Pavarësisht dallgëve, shtatë persona arritën të vazhdonin udhëtimin me anijen e dëntuar përpara se të gjendeshin nga një varkë patrullimi e policisë italiane të martën mbrëma pranë ishullit jugor të Lampedusa.

Autoritetet fillimisht dyshuan se anija ishte përmbysur afër Lampedusa-s dhe kështu një operacion kërkim-shpëtimi u krye gjatë natës nga policia italiane dhe roja bregdetare në zonën e detit në jug-perëndim të ishullit.

Por sipas deklaratave të dëshmitarëve nga gjashtë të mbijetuar të rritur të raportuara nga shtypi italian, anija filloi të futej në ujë rreth pesë orë pas nisjes së saj nga Libia dhe u anua, duke krijuar panik dhe duke bërë që 20 pasagjerë të binin në det.

Dëshmitarët, të cilët përfshinin dy persona nga Siria, dy nga Egjipti dhe dy nga Sudani, thanë se pesë gra dhe tre fëmijë ishin në mesin e atyre që ranë në det. Ata thanë se deti ishte i trazuar dhe erërat e forta. I mbijetuari i shtatë ishte një djalë tetë vjeçar nga Siria. Të gjithë janë dërguar në Porto Empedocle në Siçili.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, autoritetet italiane kanë ndërprerë kërkimet dhe kanë raportuar incidentin tek homologët e tyre libianë dhe maltezë.  Sipas Alarm Phone, një organizatë që drejton një linjë telefonike për njerëzit në vështirësi në det, tre varka janë përmbysur pranë Tunizisë që nga e marta.