VIDEO/ Saranda destinacion i dashur festash, Rama ndan pamjet

Ditët me diell të këtij ndërrimi vitesh kanë tërhequr jo vetëm qytetarë të Sarandës, por edhe pushues të shumtë të shijojnë shëtitjet buzë detit Jon, përgjatë shëtitores.

Plazhet e kristalta të detit Jon dhe trashëgimia e pasur kulturore e bën Sarandën një zgjedhje të parë për shumë të huaj dhe vendas, edhe në festat e ndërrimit të viteve.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të qytetarëve të shumtë që kanë sfiduar stinën dhe janë zhytur në këto ujëra.

“Kështu ka nisur 2025 në Sarandën e bregdetit, tashmë dhe një destinacion i dashur festash”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Saranda, “perla” e jugut në 2023-shin u vlerësua si një prej 20 destiancioneve më të mira të dimrit në Europë nga revista Forbes.