Bilanci i vitit 2024/ Rrumbullaku: Rritja e pensioneve, modeste. Është skemë me dy grupe
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2024, 15:53
Eksperti i ekonomisë, Oltion Rrumbullaku në një intervistë në Ora News u shpreh se rritja e pensioneve ishte modeste.
Rrumbullaku: Në fakt është një vit mund të themi kanë dalë rezultatet deri nga fundi i tre mujorit të tretë.
Mund të pritej edhe më mirë, flas në përgjithësi për disa sektorë që patjetër kanë dhënë atë që priteshin.
Ndoshta disa sektorë të tjerë mund të kenë pasur një lloj frenimi, rasti i bujësisë apo i sektorëve të tjerë.
Nëse kjo rritje e këtij viti vazhdon edhe në vitin tjetër patjetër është një ngjarje e mirë.
Rritje modeste pra nuk po flasim të krahasueshme me rritjen e pagave.
Është skemë shumë e madhe dhe me dy grupe pensionistësh të ndryshëm.
