Pamje nga Pogradeci, qyteti i mbushur me vizitorë në këtë fillim janari
Qyteti liqenor i Pogradecit ka qenë destinacioni i qindra vizitorëve vendas e të huaj në festat e fundvitit.
Vizitorët e shumtë, por edhe banorët e Pogradecit kanë shijuar rrezet e diellit në pedonalen buzë liqenit në këto ditë të para të janarit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga rrugët e Pogradecit të mbushura me njerëz këto ditë festash.
Përveç bukurive natyrore që ofron, investimet në infrastrukturë dhe hapësira publike kanë bërë që Pogradeci të jetë një zgjedhje kryesore për turizëm në të gjitha stinët e vitit.
I zgjedhur masivisht për qetësinë dhe freskinë që ofron në ditët e nxehta të verës, Pogradeci mbetet destinacion shumë i kërkuar edhe gjatë stinëve të tjera, ndërsa është rritur edhe numri i turistëve të huaj.

