Kosherja e Ramë-hallit s'e nxë bletën e Ismail Qemalit..

Ramës i duhet një mal me scrap për të shumëfishuar veten në trungje bronxi. Pas një dalldie të epërme mendore pasojë e ardhur nga dosjet Rama sajoi me Inteligjencën Artificiale një video ku ai dhe Ismail bej Vlora përshëndesnin motmotin për shqiptarët. Ndaj ka disa vite ka thinjur lesht e mjekrës dhe ka sajuar poturet sikur është plaku i 1912-ës së Pavarësisë. Ca muaj më herët nëpërmjet doganieres së Kuvendit arnoi një bust të Skënderbeut te arbëreshët e italisë me surratin e vet.

Çmenduri. Siç e ka nisur, ka nëpër duar buste e video ku Rama del si mbreti Pirro, mbretëresha Teutë, Aleksandri i Madh, Ali Pashë Tepelena, Çerçiz Topulli, Vasiliqia, princ Vidi, mbreti Zog, Faik bej Konica, Kim Filbi, Esat Toptani, Shote Galica, Nelson Mandela, Martin Luter King, Pjetër Budi, Nënë Tereza, Azem Hajdari, Papa Vojtila. Zot ruaj kosheren zotni, se bleta dihet se ka kry punë. Problemi është me rrezik të madh për ne.

Ai po klonon çdo gjë. Histori, ekonomi, drejtësi, qeveri, Parlament. E sidomos zgjedhjet. Ky është telashi kryesor. Aty ka futur duart dhe nuk di të dalë. Ka salduar veten dhe bandat mbi kutitë e votimit. Ka zgjebosur me mafiozllek, çdo proces elektoral prej 13 vitesh. Por këtë vit do zbresë e do pikturojë e bronxojë veten si Xhaçka, Elisa, Belinda, Linda, Frida, Veliaj, Taulanti, Beqja, Mogherini, Vlahutini, apo Tony Blair.

Pak vëlla Soros diku e Charles më tutje. Puna është si tia bëjë me DEA me sky-enchro me Olsin nëpër Xibrakë, me gratë e shokëve të qeverisë milionere nga duart e burrave të tyre.. Ee plot të tjerë. Rama nuk del dot nga bataku, as me Tik-tokun, e as me Noc Rrokun. Se sapo ka nisur 2025...

Di gjë njeri se me çfarë ilaçesh do e mbajnë në binarë këtë robin kur ta ftohin nga karrikja e KM?!!? Se e bardha nuk bën kaq gjatë. Kosherja e Ranë-hallit nuk e nxë bletën e Ismail Qemalit...me gjithë IA-në nëpër këmbë një shekull më vonë...