Tragjedia e betonizimit të Tiranës thellohet me tre kulla të tjera monstruoze!

Shkatërrimi dhe betonizimi i përbindshëm i Tiranës nuk ka të ndalur.

Bëma dhe gjëma më e fundit është “Grand Park Skyline”, një projekt tjetër masiv, që përfshin tre kulla shumëkatëshe ngjitur me derën e Gardës së Republikës, në hyrje të liqenit artificial, ku nuk do të mungojnë edhe kulla me 40 kate.

Megjithëse të gjithë treguesit e jetesës në Tiranë janë në një përkeqësim katastrofik duke filluar nga ndotja e mjedisit, asgjësimi i gjelbërimit, mungesa e hapësirave publike, e  shërbimeve të trasportit etj etj, e megjithatë kullat monstruoze vazhdojnë te helmojne me beton qytetin në çdo metër katror të mbetur të tij.

Është shumë e qartë që kjo ofensivë makabre kullash në Tiranë nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin e qytetit dhe as me potencialet e bërjes bisnes.

Tragjedia e betonizimit të Tiranës thellohet me tre kulla të

Qytetarët e Tiranës as nuk i blejnë dot kurrë keto apartamente dhe as nuk i perdorin dot këto hotele luksoze, që ndërtohen, sepse qytetarët jetojnë me të ardhura minimale e një pjesë e madhe mbijetojnë falë remitancave parave të dërguara nga shqiptarët në emigracion.

Tirana gjithashtu ka njē kapacitet qesharak për të organizuar evente ndërkombëtare sepse nuk ka as minimumin e sherbimeve publike te trasportit, te parkimeve te hotelerise etj.

Thënë shkurt Tirana ështe shndërruar në një parajsë për lloj lloj operacionesh riciklimi parash gjithëfarësh, ndërsa për qytetarët është një mjedis primitiv shëndetvrasës, një kurth i vërtetë betoni dhe antkulture, boll te kujtoni se Tirana sot ka vetëm nje sallë të madhe koncertesh tek Pallati i Kongreseve, i ndertuar ky në kohën e komunizmit dhe asnjë tjeter megjithse miliona metra katror janë dhënë për kulla betoni.

Tre kullat e tjera, që i shtohen Tiranës janë një tjetër faqe në librin e zi të shkatërrimit të Tiranës të shkruar nga Rama dhe Veliaj.