QEMALIST APO HAXHIQAMILIST

Këtë vit Rama është shfaqur si Tiktoker adoleshent duke uruar me një video, përkrah Ismail Qemalit, të krijuar me AI.

Vazhdimisht Rama mundohet ta paraqesë veten si i ngjashëm me Ismail Qemalin. Për këtë kuron dhe veshjen dhe veten.

Një delir i shpjegueshëm nga komplekset e tij të inferioritetit.

Por ai s’ka asgjë të përbashkët me plakun e Vlorës.

Po kujt i ngjan realisht Rama?!

Nisur dhe nga fotot, por jo thjesht nga ato, Rama i ngjan Babës (HAXHI QAMILIT).

Si Haxhiqamilst që është Rama ka shembur themelet e vlerave mbi të cilat ndërtohet një shoqëri.

Si Haxhi Qamili ka marrë atributet e një kryebanditi që drejton dhe udhëheq bandën e tij politike dhe bandat kriminale në vend.

Ka kryer genocid politik ndaj qytetarëve, ngjashëm si Haxhi Qamili që e kishte fetar.

Ka shpopulluar vendin dhe ka zbrazur krahina të tëra.

Ismail Qemali tentoi një shtet mbi parime e vlera, ndërsa ky ndërtoi një narko-shtet.

Shteti i tij është Haxhiqamilist. I bazuar mbi dhunën.

Rama është Haxhi Qamili i kohërave moderne.

Ismail Qemalit nuk i vjen as tek thembra!