FOTOT/ Po festonte natën e ndërrimit të viteve në Karaibe, policia kontroll Jahtit të Jeff Bezos

Oficerët doganorë të ishullit St Barts janë parë teksa kanë kryer një kontroll në jahtin luksoz të Jeff Bezos natën e Vitit të Ri.

Fotot e publikuara nga DailyMail tregojnë disa zyrtarë që po kontrollojnë jahtin e Bezos që është dhe jahti më i madh me vela në botë.

Të paktën dy burra dhe dy gra inspektuan jahtin themeluesit të Amazon për më shumë se tre orë duke u endur nëpër kuvertë dhe duke folur me pasagjerët, përfshirë të fejuarën e Bezos, Lauren Sanchez. Një burim i DailyMail tha se inspektimi ishte 'rutinë'.