Shpërthimi i Teslës pranë hotelit të Trump/ Auoritetet: Akt i mundshëm terr*ri
Një shpërthim i Tesla Cybertruck të mërkurën në mëngjes jashtë hotelit të Donald Trump, në Las Vegas, po hetohet nga autoritetet si një akt i mundshëm terrori.
Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas tha se ishte duke hetuar një zjarr në hyrje të kullës. Publikut iu tha që të shmangte zonën, megjithëse policia vuri në dukje se zjarri ishte shuar.
Autoritetet njoftojn se të paktën një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të automjetit. Hetuesit nuk e dinë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, si për shembull nëse diçka nuk shkonte me automjetin apo nëse diçka e jashtme e shtyu atë.
Një zyrtar i informuar për hetimin i tha ABC News se Tesla Cybertruck kishte në bord një ngarkesë fishekzjarresh. Hetuesit po punojnë urgjentisht për të përcaktuar motivin dhe nëse shoferi kishte për qëllim të shkaktonte një shpërthim.
Derisa të përcaktohet një motiv dhe të përjashtohen mundësi të tjera, policia po e trajton shpërthimin si një akt të mundshëm kriminal dhe një akt të mundshëm terrori. Mbledhja e provave dhe hetimet janë në vazhdim.
