Elon Musk ndryshon emrin në 'X'/ Multimiliarderi emërtoi llogarinë e tij si “Kekius Maximus”

Elon Musk ka zëvëndësuar emrin e tij real në platformën X, me “Kekius Maximus”. Ky ndryshim është shoqëruar edhe me heqjen e fotos së profilit, pasi ka përzgjedhur imazhin e bretoksës Pepe, në vesion dixhital. Dhe si gjithmonë veprimet e tilla të cuditshme të njeriut më të pasur në botë, kanë nxitur diskutime.
Elon Musk ndryshon emrin në 'X'/ Multimiliarderi emërtoi

Multimiliarderi Elon Musk ndryshoi emrin dhe avatarin ne profilin e tij në rrjetin social X.

Tani e tutje, nuk do e kërkoni në emër dhe mbiemër, por si “Kekius Maximus”. Ndërsa në foton e profilit do iu shfaqet Bretkosa Pepe.

Ky veprim nga manjati i teknologjisë nxiti diskutime, për të kuptuar se cfarë e shkaktoi. Megjithatë një gjë është e sigurtë, që me përzgjedhjen e imazhit dixhital humorisitik, kriptovalutat do marrin një tjetër hov.

Vetë Musk, I cili numëron të paktën 210 milion ndjekës në këtë platform nuk ka reaguar, megjithatë ndjekësit në internet kanë pasur disa sugjerime.

Disa prej tyre thonë se emri i ri është një kombinim i çuditshëm i Pepe Frog dhe personazhit të Russell Croëe, në filmin "Gladiator" të vitit 2000.

Disa të tjerë e lidhin përzgjedhjen e avatarit, me mbështetjen ndaj ekstremit të djathtë, pasi është përdorur në të shkuarën prej tyre në formën e memeve.

Në profilin e ri të Muskut në X – platformë e njohur më parë si Tëitter – Bretkosa Pepe është e veshur me rroba ushtarake dhe një tastierë lojërash.

Vlera e saj në tregun dixhital u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme, teksa me gjasë përdorimi I imazheve të tilla do të ktheeht në trend.

Elon Musk cilësohet si njeriu më I pasur në botë dhe një prej njerëzve të besueshëm të Donald Trump.