Dronët pa pilot në Kinë, fluturimet nga qyteti në qytet lirshëm si një zog

A keni ëndërruar ndonjëherë të fluturoni me një mjet pa pilot, nga qyteti në qytet? Tashmë në Kinë një gjë e tillë është realitet. Dronët e pasagjerëve pa pilot tashmë po presin vetëm miratimin e licensës komerciale për të filluar operimin e fluturimeve të shkurtra.

Duket si fantazi, por në Kinë dronët e pasagjerëve pa pilot janë një realitet.

Një kompani e quajtur EHang po pret që qeveria të miratojë një licencë komerciale për të filluar operimin e fluturimeve të shkurtra rreth qytetit të Guangzhou.

Nënkryetari i EHang, He Tianxing, thotë: "Ne besojmë se e ardhmja duhet të jetë një epokë me lartësi të ulëta dhe çdo qytet gradualisht do të zhvillohet në një qytet në qiell.Të gjitha qeniet njerëzore aspirojnë të kenë një palë krahë dhe të gjithë duan të fluturojnë lirshëm si një zog."

Aktualisht, bateria e EH216-S me dy vende e lejon atë të fluturojë për rreth 25 minuta.

Nuk ka pilot dhe anija ndjek një rrugë të programuar paraprakisht.

Modeli i parë i EHang u quajt EH184. "Dukej si një oktapod, shumë i lezetshëm, por më e rëndësishmja njerëzit panë një dron që mund të transportonte njerëz," thotë zoti He. Kjo është pjesë e që Kina e quan "ekonomia e saj në lartësi të ulët".

Qeveria po jep stimuj dhe licenca financiare për zhvillimin e sektorit.

Procesi është i tillë: porosisni makinën me një aplikacion në telefonin tuaj, ai shfaqet brenda pak minutash