14 pyetje që TikTok i drejton Edi Ramës

1. A është TikTok burimi i vërtetë i dhunës në Shqipëri?

2. A nuk është TikTok veçse një transmetues, një pasqyrë ku shfaqet shoqëria në të gjitha format e saj?

3. Çfarë mund t’i frymëzojë të rinjtë në një mjedis ku droga dhe dhuna janë mënyrë jetese?

4. A nuk është shndërruar droga në të vetmin lejtmotiv të shoqërisë shqiptare?

5. A nuk e di vallë kryeministri që përdorimi i drogës i dëmton veçanërisht të rinjtë?

6. Sa raste të dhunës ka nxitur ose ka patur si rezultat, konsumi apo nevoja për konsum të substancave narkotike?

7. A nuk e di vallë kryeministri që shpërndarja dhe trafikimi i drogës i dëmton të rinjtë?

8. Sa raste të dhunës ka nxitur ose ka patur si rezultat, shpërndarja apo trafikimi i narkotikëve në Shqipëri?

9. A nuk ishte narkoshteti një projekt politik i Edi Ramës dhe rilindjes krenaristo-kanabiste të tij?

10.  A nuk i ekspozoi qëllimisht Edi Rama të rinjtë ndaj rreziqeve zinxhir të narkoshtetit?

11.  Çfarë mesazhi u dërgon kryeministri të rinjve, kur pasurimi përmes krimit, në rastin më të mirë, ndëshkohet me heshtje dhe në rastin më të keq reklamohet si model suksesi?

12.  A nuk është kryesisht rinia ajo që paguan çmimin e këtij modeli vrastar?

13.  A nuk i shndërroi ai të rinjtë shqiptarë në viktima të këtij sistemi?

14.  Nëse TikTok është një pasqyrë e fytyrës së vërtetë të realitetit shqiptar, a do ta ndryshojë thyerja e pasqyrës këtë realitet?

Kryeministri mund edhe ta thyejë pasqyrën, mund edhe të mbyllë sytë, edhe të dyllosë veshët, por përsëri do të përballet me të njëjtin realitet kalbësirë që prodhoi me krenaristo-kanabistët e tij.

#itsthenarcostatestupid