Çmim i ri Ndërkombëtar për sukseset dhe arritjet e Avokatisë shqiptare në çështjet e emigracionit vjen nga Britania
Studio e Avokatisë “Frashëri Law Firm është shpallur fituese e çmimeve “Immigration Law Firm of the Year in Albania 2024 nga Revista “International Elite 100”.
Revista “International Elite 100” në edicionin e saj të Vjeshtë/Dimër 2024 ka shpallur pak ditë më parë përmes faqeve të saj një ndër 100 fituesit e saj në të gjashtë kontinentet: Frashëri Law Firm- Firma Ligjore e Vitit për Çështjet e Emigracionit - Tiranë – Shqipëri- 2024.
Revista e njohur ndërkombëtare me qendër në Londët, Mbretërinë e Bashkuar ka një shtrirje globale dhe një lexues të synuar, me një bazë pajtimtarësh të drejtpërdrejtë për dy botimet e vitit 2024 që arrin në 287,000 në 6 kontinente.
Publikimi i saj prestigjioz është në qendër të profesionistëve anë e mbanë globit në të gjithë sektorët e biznesit, nga korporatat e mëdha deri tek SME-të. Lexuesi i International Elite 100 përbëhet nga CEO, CFO, Partnerët, Pronarët, Presidentët, Drejtorët dhe Menaxherët e tyre.
Ky është çmimi i tretë ndërkombëtar që Frashëri Law Firm mer në praktikën e saj në fushën e emigracionit fakt që tregon edhe një herë përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë të treguar dhe nga I nderuari Avokat Kastriot Frashëri në trajtimin e çështjeve të klientëve të tyre.
Ky çmim tregon edhe një herë se Frashëri Law Firm është një nga firmat më të mira ligjore në Shqipëri në trajtimin e çështjeve të emigracionit ndaj për shërbimet e saj profesionale ajo vlerësohet dhe rankohet kaq lart nga institucionet ndërkombëtare.
Në këtë edicion Revista IE100 i ka kushtuar për lexuesin e saj një profil Frashëri Law Firm duke evidentuar veprimtarinë dhe arritjet e saj profesionale.
Për të lexuar përmbajtjen e saj ju lutem klikoni këtu: https://internationalelite100.com.
