Nis ''viti i shpresës''/ Besimtarët kremtojnë në Kishën Katolike hapjen e vitit Jubilar
5 ditë pas hapjes së vitit të Jubileut nga Papa Françesku në Vatikan, Kremtimi Eukaristik në Tiranë është udhëhequr nga Arqipeshkvi Metropolit Imzot Arjan Dodaj nga Katedralja e Shën Palit.
Besimtarë të shumtë morën pjesë në hapjen e vitit të Jubileut që është një vit i hirit dhe mëshirës që kremtohet në Kishën Katolike çdo 25 vjet.
Pas shtegtimit pas kryqit, që simbolizon fitoren e Krishtit mbi të keqen, besimtarët i janë bashkuar meshës për hapjen e vitit të Jubileut.
Viti i shenjtë i 2025 synon të jetë një kohë e rëndësishme reflektimi dhe rritjeje shpirtërore, në të cilën Kisha i fton të gjithë besimtarët të rizbulojnë fuqinë transformuese të Mëshirës nëpërmjet gjesteve konkrete të pendesës dhe të bamirësisë.
‘’Jubileu pra është kohë transformimi nga lufta në paqe, nga borxhi në falje, nga konflikti në pajtim, nga mëkati në hir, nga vdekja në jetë.
Gjatë Jubileut të gjithë besimtarët që janë vërtetë të penduar dhe të prekur nga një shpirt bamirësie: të pastruar nëpërmjet sakramentit të rrëfimit të freskuar nga Kungimi i Shenjtë që luten sipas udhëzimeve të Atit të Shenjtë do të mund të fittojnë ndjesën e plotë.
Ndjesa e plotë është falja e madhe e mëkateve dhe e fajeve të aplikueshme për vete ose për shpirtrat e purgatorit në formën e përshpirtmërisë.
