I mbijetuan kohës së Komunizmit/ Në Shqipëri, Ikonostaset më të veçanta në rajon e jo vetëm

Pavarësisht shkatërrimit masiv të objekteve kishtare gjatë viteve të komunizmit, ikonostaset të punuara me mjeshtëri në gurë, dru dhe ngjyra të veçanta si e kuqja dhe ari, u ruajtën mrekullisht.

Kryeveprat e mjeshtrave si Onufri, Kostandin Jeromonahu dhe Anagnosti janë përfshirë në një botim të veçantë.

Vitet e komunizmit në Shqipëri sollën shkatërrim të kishave dhe xhamive duke dëmtuar rëndë trashëgiminë ndër breza.

Pavarësisht dhunës mrekullisht është arritur të ruhen ikonostase ndër më të veçantat jo vetëm në rajon.

Të punuar në gurë, dru apo dhe me ngjyrat e veçanta të kuqe dhe ari e jo vetëm, vijojnë të mbeten si mistere mistike.

Pasuria dhe mjeshtëria për realizimin e tyre u pasqyruan në një botim të veçantë.

Ekspertët sollën në vëmendje dhe raste kur për ti ruajtur u rrethuan me mure, në mënyrë që pushteti i kohës mos i gjente.

‘’E zhvendosëm ikonostasë e Dardhës në një vend tjetër dhe i vumë përpara një mur tjetër që të mos dukeshe’’.

Mrekullisht edhe janë ruajtur nga dëmtimet e kohës.

Ekspertët sollën në vëmendje kontributin e dhënë mjeshtrat e kohës.

‘’Një plediadë piktorësh i kanë dhënë rëndësi ikonostaseve’’.

Tashmë 34 vite pas rënies së komunizmit, pikërisht përmes ikonostaseve, pikturave dhe afreskeve jo vetëm besimtarët por dhe vizitorët e huaj do të mund të zbulojnë me shumë mbi krijimtarinë shpirtërore në Shqipëri