Koncert me muzikë xhaz dhe instrumentistë në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) ka organizuar sot një koncert magjik në  teatrin “Andon Zako Çajupi”.

12 instrumentistë e “Fan Fara Band”, sollën një atmosferë festive duke përzierë xhaz dhe muzikë tradicionale shqiptare. Atmosfera ishte elektrizuese, duke bërë që publiku të kërkojë një performancë të dytë. Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me bashkinë e Korçës, Qendrën e Kulturës Inovacionit Korçë dhe Qendrën për Hapje dhe Dialog.

Aktiviteti mori vëmendjen e shumë qytetarëve, ndërsa të ftuar ishin dhe personalitete të ndryshme nga jeta e artit dhe kulturës në Korçë.