Veliaj në panik! Organizon ushtrinë e komentuesve për të sulmuar SPAK-un dhe prokurorin Dado

Duket se Erion Veliaj dhe familjarët e tij e kanë harruar bashkëpunimin me drejtësinë tashmë dhe kanë nisur ta sulmojnë atë.

Teksa akuzat dhe laku po ngushtohet, Veliaj ka hedhur në sulm anonimë në rrjetet sociale për të bërë sulme ndaj aksioneve të SPAK.

Duke komentuar në faqen online të gazetës Tema, Veliaj ka organizuar një tufë komentuesish me rroga bashkie për të folur për "padrejtësinë" që SPAK-u po i bën lali Erit.

E teksa akuzon se po i dërgojnë letra anonime kundër tij, është vetë Veliaj që i aplikon këto metoda ndaj të tjerëve kur nuk i leverdis.