EMRAT/ Kërcënuan me th*kë dy persona dhe u grabitën celularët, arrestohet 28-vjeçari në Shijak, në kërkim bashkëpunëtori
Një 28-vjeçar, Orland Kondo, është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Shijak, pasi kanosën me mjet prerës (thikë) dy persona dhe u morën celularët. Sipas njoftimit, rezulton se personi i shpallur në kërkim, Fabian Çalliku, kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
Blutë bëjnë me dije se dy të rinjtë, në parkingun e një lokali në fshatin Borakë, Njësia Administrative Xhafzotaj, nën kërcënimin e një thike kanë kërcënuar dy personat H. K, dhe E. D, duke ju marrë telefonat, dhe më pas janë larguar me një automjet tip benz.
Policia ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë njërin prej autorëve, teksa vijon puna për kapjen e autorit tjetër, i cili braktisi automjetit dhe u largua me shpejtësi në këmbë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip benz i përdorur nga autorët.
Njoftimi:
Kanosën me mjetë prerës (thikë) dy shtetas, dhe u morën celularët, ndërhyrja në kohë e Policisë identifikoi dhe çoi në pranga një prej autorëve, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i cili kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Shijak, dhe shpallën në kërkim shtetasin F. Ç., 28 vjeç, banues në Shijak, (i cili ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi).
Këta shtetas në parkingun e një lokali në fshatin Borakë, Njësia Administrative Xhafzotaj, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), kanë kërcënuar dy shtetasit H. K, dhe E. D, duke ju marrë telefonat, dhe më pas janë larguar me një automjet tip benz.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke kapur dhe arrestuar njërin prej autorëve dhe vijon puna intensive për kapjen e autorit tjetër i cili braktisi automjetit dhe u largua me shpejtësi në këmbë.
Në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi automjetin tip benz i përdorur nga autorët e ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
