Protestat masive në Beograd, Kulla: Vuçiç i shqetësuar jo vetëm nga perëndimorët, druan se mund ta lëshojë dhe Putin

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla për protestat masive në Beograd thotë se Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka frikë se “kokën e tij” e duan dhe rusët dhe amerikanët.

Në emisionin “Zonë e Lirë” ai tha se druan se sa të ulet Donald Trump në zyrën e Presidentit të SHBA, mund të ketë një marrëveshje për Ukrainën, ku do i thuhet Rusisë të marrë çfarë të dojë por se “Ballkani është i yni”.

"Duke përsëritur që unë nuk jam Asad që të iki në Moskë, ka frikë dhe Moskën.

Nëse ka një marrëveshje mes rusëve dhe amerikanëve, për ndarjen e influencës në Europë, një si Vuçiç nuk duhet më. Ai po e ndjen këtë gjë.

Në protestë ai sheh praninë e flamurit të kishës ortodokse, sheh se ka një sinjal edhe të kishës aty. Vuçiç është i shqetësuar jo se janë perëndimorët, por se Rusia mund të arrijë një marrëveshje dhe mund ta lëshojë dhe Putini.

Nëse ka një marrëveshje Trump-Putini, Ballkani ngelet me Perëndimin dhe Vuçiç nuk do të duhet më", u shpreh Kulla.

Protestat masive në Beograd, Kulla: Vuçiç i shqetësuar